BALLKAN, 26 Shkurt 2023, 08:58

“Është punë e kryer”, opozita serbe reagon lidhur me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në Bruksel: Vuçiç “de facto” heq dorë nga Kosova, do të marrë në këmbim…

“Është punë e kryer”, opozita serbe reagon lidhur me

Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore në Serbi (në opozitë), Stefan Jovanoviç, ka thënë sot se presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, do të pranojë marrëveshjen e Paraqitur nga BE dhe Serbia do të humbasë Kosovën.

Sipas mediave vendase, ai thotë se Vuçiç de facto do të heqë dorë nga Kosova, në këmbim të marrjes së pëlqimit nga “Perëndimi” për qëndrimin e tij në pushtet.

Sipas Javanoviçm Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me shumë gjasa nuk do të nënshkruajnë asgjë të hënën në Bruksel, por do të bisedojnë për ta pranuar marrëveshjen e propozuar nga BE, që sipas tij është “pothuajse një punë e kryer”.

“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviq për televizionin Nova S.

Jovanoviç shtoi se qeveria e Serbisë duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiçin si një Zot, i cili ka ka firmosur një marrëveshje të suksesshme dhe se vendi do të marrë përfitime të shumta prej saj.