BALLKAN, 23 Korrik 2025, 12:02

Dështon edhe seanca e 51-të në Kuvendin e Kosovës, deputetja përplaset me kryesuesin Dehari pas mbylljes së mikrofonit (VIDEO)

Dështon edhe seanca e 51-të në Kuvendin e Kosovës, deputetja

Edhe tentativa e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Ndryshe nga herët e tjera, sot nuk është hedhur në votim fare konstituimi i Kuvendit. Kjo pasi pati një përplasje mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Fillimisht Dehari i kërkoi regjisë t’ia ndalë fjalën Musliut duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit që nuk ka hapësirë për debat. Kjo e fundit ia mori mikrofonin Deharit për ta vazhduar fjalimin e duke i kërkuar që të mos i ndërpritet fjala.

Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh, i cili përfundon pas tri ditësh.