BALLKAN, 19 Korrik 2025, 22:43

Serbia përballë flakëve/ Më shumë se 1400 zjarre të shuar në 10 ditë, 14 të plagosur

Serbia përballë flakëve/ Më shumë se 1400 zjarre

Në Serbi, gjatë 10 ditëve të fundit janë shuar më shumë se 1.400 zjarre, me mobilizimin e mbi 4 mijë zjarrfikësve dhe rreth 1,700 mjeteve të emergjencës.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në total kanë mbetur të plagosur 14 persona, ndërsa 15 të tjerë janë shpëtuar.

Ndërhyrja e forcave të emergjencës ka shpëtuar nga flakët qindra shtëpi, automjete, kafshë shtëpiake dhe fusha të mbjella.

Në vendin ballkanik, pas një periudhe të shkurtër me temperatura më të pranueshme, pritet një valë e re nxehtësie me temperatura deri në 40 gradë Celsius.