TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndoshta prej personave më të përmendur në botë për momentin, është presidenti rus Vladimir Putin. Pushtimi që po tenton t’i bëjë Ukrainës, atë e ka shndërruar edhe në një nga personat më të urryer në botë.
Mirëpo, kur ishte hera e parë dhe e vetme që Putin ishte në Kosovë?
Presidenti rus Vladimir Putin bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kosovë, në qershorin e vitit 2001.
Vizita erdhi pasi ai akuzoi shqiptarët si “terroristë” dhe i fajësoi për prishjen rendit dhe stabilitetit në rajon.
Putin ateroi në Aeroportin e Prishtinës pas vizitës në Beograd. Vizita e tij u njoftua në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë nga stafi i tij.
Në mbërritjen e tij Putini u përshëndet nga një gardë nderi ruse me doreza të bardha dhe me himnin kombëtar rus. Pjesë e vizitës ishin edhe ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Ivanov.
Gjatë qëndrimit në aeroport, Putin përshendeti e dekoroi disa ushtarë rusë dhe më pas u takua edhe me një nga komandantët e NATO-s, Gjeneral Leger Danez./Express

