BALLKAN, 17 Prill 2022, 12:45

Ballkani Perëndimor dhe lufta në Ukrainë në fokus, Vuçiç takon ambasadorin rus

Ballkani Perëndimor dhe lufta në Ukrainë në fokus,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Rusisë në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë.

Vuçiç në këtë komunikim i ka konfirmuar ambasadorin se Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën në rrugën e saj evropiane.

Mediat vendase ndër të tjera bëjnë me dije se u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-ruse, përfshirë në fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera për prokurimin e gazit.

Nga ana tjetër ambasadori ka folur për mënyrën sesi Rusia e sheh konfliktin në Ukrainë.

Vuçiç shprehu shpresën se konflikti do të përfundojë së shpejti dhe shprehu dëshirën për paqe të qëndrueshme.

Ai shprehu gjithashtu “vendosmërinë e palëkundur të udhëheqjes shtetërore të Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon me veprimet e saj“.

Gjithashtu Vuçiç e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.