BALLKAN, 15 Prill 2022, 20:56

“Ti je i vdekur”, kërcënohet me jetë Aleksandër Vuçiç!

“Ti je i vdekur”, kërcënohet me jetë Aleksandër

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic është kërcënuar sërish me vdekje.

Një përdorues i Instagramit, i cili prezantohet si ish-aktor dhe ish-kantautor, ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga media serbe B92.  Përkatësisht, ai publikoi ilustrime të “kositëses” që simbolizon vdekjen me përshkrimin “Për Aleksandër Vuçiçin”, dhe e shoqërohen me këngën “Ti ke vdekur”.

“Ti je i vdekur”, kërcënohet me jetë Aleksandër

 

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë për të identifikuar autorin e krimit kundër Presidentit të Republikës së Serbisë, me qëllim ndjekjen penale të tij.