TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me flamuj rusë dhe serbë dhe foto të presidentit Vladimir Putin në duar, mijëra qytetarë serbë marshuan në rrugët e Beogradit, për të protestuar kundër përpjekjes së qeverisë për ta distancuar veten nga lufta e Moskës në Ukrainë.
Grupe njerëzish, shumë prej të cilëve nacionalistë, ju bashkuan marshimit nga qendra e qytetit deri në ambasadën ruse, ku kënduan himnet kombëtare të Serbisë dhe Rusisë dhe thërritën slogane kundër NATO-s.
“Erdha në këtë protestë për të mbështetur Rusinë dhe për t’i thënë qartë dhe fortë, jo, veprimeve të autoriteteve të Beogradit, të cilat morën vendimin e Turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”, tha Mladen Obradovic.
Gjatë javëve të fundit, Beogradi votoi tre here në favor të rezolutës qe dënonte luftën ruse në Ukrainë dhe e pezulloi Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, Serbia, e cila është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe ka lejuar fluturime të rregullta drejt Moskës.
“Jo NATO-s” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër “thërrisnin protestuesit, që mbanin gjithashtu në duar slogane kundër presidentit Vuçiç, i cili fitoi një mandate të ri presidencial në 3 prill.
Më herët gjatë javë, në një lëvizje që sipas ekspertëve sinjalizoi shkëputje nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiç tha se Serbia po mendonte blerjen e mbi 20 avionëve luftarakë perëndimorë.