TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandër Vuçiç, policia serbe mbrëmë ka arrestuar një person, raportojnë mediat serbe.
Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiç, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.
Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku, shkruan Gazeta Express.
Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.
Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.