BALLKAN, 8 Tetor 2023, 12:55

Arrestohet i mituri në Pejë, dyshohet se po planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Arrestohet i mituri në Pejë, dyshohet se po planifikonte vrasjen e
Qyteti i Pejës

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se ishte në përgatitjen e disa veprave terroriste.

Sipas mediave në Kosovë bëhet fjalë për një të mitur, i cili ishte duke përgatitur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim, ndërsa policia pritet të japë detaje të reja.