TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që ta lërë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës.
Duke folur në një panel mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, Kurti tha që BE duhet ta shohë me prioritet reformimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, Beogradi është duke e shfrytëzuar agresionin në Kosovë në mënyrë që t’i mbajë raportet me Rusinë e Kinën.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbsisë është më urgjent se kurrë. Marrëveshja që kemi s’është e plotë, pasi na duhet një marrëveshje bonafide që të kemi legjitim dhe zbatim të saj. Duke mos e nënshkruar, Vuçiçi do ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin”, është shprehur Kurti në panelin e organizuar nga Instituti Chatham House.
“Serbia e përdor agresionin në Kosovë për t’i mbajtur raportet e mira me Rusinë e Kinën, pas të dyja janë agresore që s’i besojnë askujt e duhet t’ia dëshmojnë gjithmonë vetes. Pra, me agresionin ndaj Kosovës, Vuçiçi po përpiqet t’i mbajë raportet e mira me Kremlinin”, vijon ai.