TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka përsëritur se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar.
Komentet ai bëri në Beograd ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Mitsotakis theksoi pas takimit me Mitsotakis se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.
“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme, stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne”, theksoi Mitsotakis.
Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Ndërsa shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.