BALLKAN, 12 Shkurt 2024, 14:22

Zarf me eksploziv në gjykatën greke, do të shpërthente sapo të hapej

Zarf me eksploziv në gjykatën greke, do të shpërthente sapo

Një dosje e dyshimtë e dërguar në Gjykatën e Selanikut përmbante një eksploziv të rrezikshëm.

Dosja i ishte nisur kryetarit të Apelit të Selanikut, ndërsa sapo u konstatua përmbajtja e dyshimtë u njoftuan menjëherë autoritetet dhe gjykatat u evakuuan.

Zarfi ishte bllokuar dhe do të shpërthente sapo marrësi ta hapte. Zarfi, sipas mediave greke, përmbante një sasi vdekjeprurëse dinamiti.

Punonjësit e policisë me përvojë të Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kanë vazhduar për neutralizimin e bombës.