TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin amerikan per vdekjen e ish-senatorit republikan Bob Dole.
Në një postim në Twitter, Kurti thotë se ndjehet i pikëlluar nga vdekja e senatorit Bob Dole, duke kujtuar atë si përkrahës të pazëvendësueshëm të lirisë së Kosovës.
“Ndjehem thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, ne vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të pazëvendësueshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti në Twitter.