TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga pronarët e një prej hoteleve në Mykonos është sulmuar sot nga grupet mafioze. Sipas informacioneve të mediave bëhet fjalë për Thodoris Kousathanas të cilin e kanë përplasur me makinë dhe më pas e kanë goditur me levë në kokë.
Sapo pronari grek ka zbritur nga makina e tij ai është goditur nga autorët me makinë dhe më pas me leva duke bërë që ai të humbasë ndjenjat.
Theodore Kousathanas është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa është vizituar edhe kryebashkiaku i Mykonos, Konstantinos Koukas, i cili ka kërkuar menjëherë zbardhjen e ngjarjes.
Autoritetet policore po mbledhin materiale duke nisur me kamerat e sigurisë për të gjetur autorët e sulmit.