BALLKAN, 3 Qershor 2025, 17:46

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Ne e kemi dhënë propozimin tonë

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur gjatë një vizite në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, – tha ai.

Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. “Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti, duke lënë të nënkuptohet se Albulena Haxhiu do të vijojë të votohet si propozim i Vetëvendosjes.