TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajern Mynih e ka mbyllur vitin 2019 me një fitore shumë të rëndësishme 2-0 përballë Volfsburg, duke u konfirmuar si forcë e tretë në kampionatin gjerman të futbollit në fundin e pjesës së parë të tij e duke qenë në distancë të afërt me ekipet e kreut që synon të arrijë.
uksesi i sotëm erdhi përsëri si meritë e talentit të jashtëzakonshëm të ri që po shpërthen në radhët e kësaj skuadre, holandezit 18-vjeçar Xhoshua Zirkze. Futbollisti pak ditë më parë hyri në fushë në minutën e 90 ndaj Frajburgut e pas dy minutash shënoi golin që ktheu ndeshjen në favor të bavarezëve. “Skema” rezultoi e suksesshme përsëri pasi sot ai i hapi rrugë fitores së Bajernit me një gol në minutën e 85-të, vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë. Më pas Gnabri vulosi suksesin 2-0 për skuadrën bavareze që tani është katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lajpcig.
Ky i fundit mposhti 3-1 me përmbysje Augsburgun që i shkoi shumë afër surprizës. Niderlehner realizoi për miqtë që në minutën e 8-të dhe ata rezistuan në avantazh deri në të 68-ën, kur Laimer barazoi rezultatin. Shik kaloi në avantazh Lajpcig, ndërsa Poulsen më pas shënoi edhe golin që vulosi sfidën.
Ndërkaq, ka ardhur një tjetër humbje për Verder Bremenin e Milot Rashicës, që ka rrëshqitur tashmë në zonën e ftohtë të klasifikimit të Bundesligës e rrezikon rënien.
Ndeshjet
Bajern Mynih-Volfsburg 2-0
Këln-Verder Bremen 1-0
Mainz-Bajer Leverkusen 0-1
RB Lajpcig-Augsburg 3-1
Shalke-Frajburg 1-1