TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enkelejda Mucaj, që u emërua Avokate e Shtetit , mund të jetë emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve, por jo për më shumë se 35 gazetarë dhe politikanë të paditur nga Edi Rama. Ajo është avokatja e Edi Ramës në të gjitha gjyqet kundër medias dhe opozitës . Nga avokate personale e Edi Ramës, sot ajo është emëruar Avokate e Shtetit, për të konfirmuar për të disatën herë atë që të gjithë e dinë tashmë, që Shteti është bërë pronë personale e klientit të saj.
Pasi emëroi vëllain e deputetets dhe ish-ministres Avokat Shteti dhe më pas Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Kryeministri mori avokaten personale për të mbrojtur edhe Shtetin. E njohur si juriste e zyrës së kripur juridike Tonucci & Partners Tirana, ajo tani do t’ja lërë gjyqet kolegëve të saj, që nuk dihet se si paguhen nga rroga e Kryeministrit.
Siç mund ta shikoni dhe lexoni në kronikën e ‘Zërit të Amerikës’ të përgatitur nga gazetarja e njohur Mimoza Picari, avokatja që ka bërë kërdinë në emër të Ramës, nuk ka pranuar as të flasë për mediat, ndërsa për opozitën dhe mediat, gjyqet e Edi Ramës janë shndërruar në një problem që lidhet me demokracinë.
Përtej kësaj, ajo që dje përfaqësonte Edi Ramën kundër të gjithëve, nga sot pretendon të përfaqësojë edhe ata që ka dënuar, apo ka tentuar të dënojë, në emër të klientit me pushtet, me meritën e të qenit e besuara e tij.