AKTUALITET, 4 Mars 2020, 16:09

Policia aksion në parkun e qytetit, sheh shqiptarin duke i shitur kokainë italianit dhe i vë prangat. Ja çfarë iu sekuestrua

Policia aksion në parkun e qytetit, sheh shqiptarin duke i shitur

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasditen e djeshme, pasi dyshohet se kishte ndaluar në mes të parkut Otavi me qëllim shitjen e drogës.

Pas denoncimeve të qytetarëve policia e Reggio Emilias ushtroi një kontroll në park për të evidentuar ndonjë rast të tregtimit të drogës.

Policia vuri re se rreth orës 17.30 një “Peugeot 208” ndaloi afër parkut dhe u afrua tek një burrë, që drejtoi krahun Brenda makinës dhe i dha shoferit diçka.

Policia menjëherë ndërhyri dhe bllokoi të dy personat. Shoferi, një 52-vjeçar banor i Reggio Emilia, iu gjetën në dispozicion tre doza kokainë (dy nga dy gram dhe një nga një gram), që sapo kishte marrë nga shqiptari 42-vjeçar.

Ky i fundit kishte 3 doza kokainë, që peshonin një gram secila, dy telefona celularë dhe 870 euro para cash, 250 prej të cilave sapo i mori nga klienti Italian.

Policia më pas u zhvendos në shtëpinë e 42-vjeçarit ku gjeti dhe sekuestroi 10 doza kokainë, që peshonin 13 gram dhe disa material paketimi.

Droga dhe materialet u sekuestruan dhe 42-vjeçari u arrestua. Sot ai do të paraqitet para Gjykatës së Reggio Emilia për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij.