Gjatë ditës sotme, këshilltari i Taulant Ballës, Besian Ajazi, publikoi sot një foto ku pretendon se Presidenti Ilir Meta është në kompleksin "Golden" që u sekuestrua nga policia në Shijak.
Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri në një reagim në rrjetet sociale shpjegon me fakte se fotoja është realizuar në lokalin e ish-ministrit, Lefter Koka dhe jo në kompleksin “Golden”.
Guri e ka shoqëruar mesazhin e saj me fotot e kryeministrit Edi Rama me disa personazhe të njohur të krimit në Durrës dhe i kërkon zëdhënësit të Taulant Ballës, Besian Ajazi, ta çojë dhe atë për verifikim në SPAK.
Mesazhi i Gurit
Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit.
Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.
Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.
Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t'ju sqarojë më shumë.
Meqënëse e ke qef OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë.
P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi.
Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit.
Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë...
Posted by Elona Guri on Wednesday, March 4, 2020