TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e San Dona di Piave në Itali kanë arrestuar 25-vjeçarin shqiptar D.X., për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndërsa e dashura e tij, një 19-veçare shqiptare me iniciale H.N., po hetohet në gjendje të lirë.
Sipas mediave italiane, ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arrest europian dhe ai duhej të qëndronte në “arrest shtëpiak”, në pritje të ekstradimit. Mbrëmjen e 4 gushtit ai theu ‘arrestin shtëpiak’, teksa u kap nga policia brenda një mjeti tip “Volksëagen”, së bashku me të dashurën e tij.
Nga kontrolli trupor, atyre iu gjetën 50 gr kokainë dhe 3 gr marijuanë, të fshehura brenda çantës së 19-vjeçares, si dhe 38 mijë euro, të cilat ishin siguruar nga shitja e lëndës narkotike. Më pas në banesën e tyre në një dollap, policia gjeti 2 kg hashash e ndarë në 4 pako, një peshore elektronike dhe një celular, të cilat u sekuestruan
Pas arrestimi, shqiptari u dërgua në burgun “Santa Maria Maggiore” në Venezia.
Marrë dhe përshtatur nga Notizieplus.it