AKTUALITET, 5 Gusht 2020, 19:47

Pamjet e reja/ Shtëllunga të dendura tymi dhe flakë, regjistrohet nga afër shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez

Pamjet e reja/ Shtëllunga të dendura tymi dhe flakë, regjistrohet


Janë publikuar pamje të reja të shpërthimit në kryeqytetin libanez. Ndryshe nga videot e publikuara deri më tani në këtë video të re duket më afër momenti i shpërthimit.

Së fundmi në rrjetin social  Tëitter është publikuar një video e re, ku shihet se në fillim për disa sekonda përhapen re të dendura tymi e më pas ndodh shpërthimi  tragjik me flakë, që për pasojë deri më tani ka vrarë 113 persona

[video width="320" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/VIDE-E-RE.mp4"][/video]

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 113 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.