TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbardhur detaje në lidhje me shtatë personat e infektuar në Tropojë, që u raportuan gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se mes shtatë rasteve të reja, janë edhe dy mjekë dhe një infermiere.
Tre anëtarët e personelit mjekësor kishin shfaqur simptoma një ditë më parë. Ndërkohë vetëm sot, kanë marrë rezultatet e tamponit dhe pas lajmit se janë pozitiv me Covid-19, janë karantinuar.
Gjithashtu, mësohet se ka nisur hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet që kanë pasur dy mjekët dhe infermierja.
Deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 5889 të infektuar ku mes tyre 2589 janë aktivë. 182 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri.