AKTUALITET, 5 Gusht 2020, 19:27

FOTO/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Ndiqni këto rregulla dhe kontribuoni në kufizimin e përhapjes së COVID-19


Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se të gjithë mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë. “? Kontribuo në kufizimin e përhapjes së #COVID19 duke ndjekur këto rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë.