AKTUALITET, 10 Shkurt 2018, 19:36

Laçi i bën magji Partizanit, Luftëtari zhyt keq Teutën. Dorëhiqet Nica

Laçi i bën magji Partizanit, Luftëtari zhyt keq Teutën.

Partizani ende nuk ka mësuar ta mundë skuadrën Laçit. Hera e tretë që të kuqtë nuk ia dalin me kurbinasit, por ndryshe nga se ndodhi më parë, këtë herë nuk ka dalë pa pikë.

0-0, në një ndeshje të luftuar dhe me raste. Laçi kishte udhëtuar drejt Tiranës me objektivin e qartë për të mos humbur, por pati shanset e veta me Rexhinaldon e Uzunin. Gjithsesi deri në fund asnjëri ekip nuk shënoi dhe kurbinasit i gëzohen pikës, që e barazon me Kukësin e Kamzën.

Luftëtari befasoi shumë shpejt Teutën në ndeshjen tjetër, duke fituar 3-2 në Durrës.. Shkurtaj mposhti që në minutën e dytë Kastratin, por barazimi do vinte me penallti nga Hila. Gjirokastritët janë të qartë në lojën e tyre dhe ia dalin të rikthejnë sërish avantazhin me Shkurtajn. Lajthia në fund barazoi për durrsakët. Në të dytën një kros i Liçajt u devijua nga Dajan Shehi dhe Teuta e pa veten në disavantazh.

Liçaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të dhe vendasit kërkuan deri në fund golin e avantazhit, por nuk ia dolën dot. Një humbje që e çon skuadrës e Nicës në vendin e parafundit.