AKTUALITET, 14 Shkurt 2018, 21:44

DETAJE TE REJA/ Vrasje me silenciator në mes të ish-bllokut në Tiranë

DETAJE TE REJA/ Vrasje me silenciator në mes të ish-bllokut në

Një 50-vjeçar është eliminuar në mes të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por burime nga policia thonë se ai është qëlluar disa herë me silenciator.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nikolla Tupe”.

Sipas të njëjtave burime autorët e kanë ndjekur me një makinë dhe pasi kanë qëlluar disa herë mbi objektivin janë larguar me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin.