BALLKAN, 13 Janar 2018, 11:34

Në 16 janar takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, ja çfarë do të diskutohet

Në 16 janar takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, ja çfarë

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel në datën 16 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i emëruar për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, Avin Arifi, përmes një interviste për Klan Kosovën.

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore. Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”,, ka treguar Arifi.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.