TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i "Bindjes Demokratike", Astrit Patozi, nuk i ka kursyer ironitë ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit u zbyth nga premtimi se nuk ulet në tryezë me Damian Gjiknurin dhe nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
Patozi me ironi shprehet se e përshëndet dorëheqjen e Edi Ramës dhe poston fotografinë e përfaqësuesëve të mazhorancës dhe opozitës, të ulur sëbashku në tryezën e reformës zgjedhore, duke shkelur mbi premtimet dhe përbetimet e kryetarit demokrat dhe demokratik.
"PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMÊS
Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur...", shkruan Patozi.
/TPZ.al/
