TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flet për herë të parë nëna e Luis Saliajt, një nga adoleshentët e arrestuar për vrasjen e Drita Saliajt, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.
Duke folur për gazetarin e SYRI TV, Mimoza Saliaj është shprehur se djali i saj duhet të mbajë përgjegjësi nëse ka bërë krim.
“Djali im për atë që ka bërë të dënohet”, është shprehur Mimoza Saliaj.
Më pas ajo tha se nuk e pranon dot faktin që djali i saj mund të ketë përdhunuar kunatën.
“Nuk e pranoj që djali im të ketë përdhunuar Dritën”, ka thënë në ato pak fjalë të saj, Mimoza Saliaj.
Një ditë më parë Gjykata e Fierit vendosi që çështjen për Luis Saliajn të ja delegojë gjykatës së Vlorës.
[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/5YUmOIZzAPpuC4tfWZA1_14_613799fcc46edb8034f9fb1854a349e8_video_360p_converted.mp4"][/video]