TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ky është hapi i radhës i PD që tregon do të përfshihet në një dialog dakordësimi në këto kushte me mazhorancën sa i përket miratimit të ‘Zgjedhores’.
Kryeopozitari akuzon mazhorancën se ka vonuar për 4 muaj miratimin e Reformës Zgjedhore ndërsa deklaron se opozita është gati për nisjen dhe përfundimin pa vonesë të saj.
“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prej shtatorit është kusht i patejkalueshëm i Bundestagut.
Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur, në mungesë vullneti n
a pala tjetër. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të parashtruara në tetor.”- tha Basha.