LIFESTYLE, 19 Korrik 2019, 09:12

“Më mungon”, larg pas shumë kohësh bashkë, Arbana i shpreh publikisht dashurinë Eduartit (FOTO)



Arbana Osmani ndodhet me pushime në Turqi. Ajo na bëri me dije se ndodhet bashkë me familjen e saj, dhe po i përkushtohet ditëve me djalin e saj Jon.

Por, ndërsa Arbana shijon ditët e nxehta në resortin luksoz, Eduart Grishaj poston fotot ‘e vjetra’ nga Mykonos ku ishin bashkë me moderatoren, dhe kjo u kuptua përmes detajeve që s’i shpëtuan syrit të publikut .

Ndërsa Eduarti ka ndarë një pozë nga ishulli grek, Arbana Osmani ka vendosur të lerë menjanë privatësinë dhe t’i shkruajë publikisht se i mungon.

“Më mungon,”– shkruan Arbana Osmani bashkëngjitur postimit të regjisorit, duke lënë të kuptojmë se i mungojnë ditët e qëndrimit pranë tij.

Por, edhe Eduarti i është përgjigjur menjëherë këtij komenti romantik: “Edhe mua gjithashtu”.