TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në Report TV, ka komentuar intervistën e dhënë nga Safet Bajri për këtë televizion, por ka treguar edhe fakte të tjera.
Artan Hoxha ka zbuluar se prona në plazhin e Velipojës, për të cilën thuhet se është në pronësi të Safet Gjicit është në emër të një biznesmeni në fushën e ndërtimit.
Hoxha ka theksuar se këtë fakt e ka vërtetuar në, ndërsa ka shtuar se mes tyre nuk ka lidhje.
“Ajo që ishte shënuar në hartë, si pronësi e tij, sepse këto informacione i kam marrë në Bashki nuk më rezultoi që ky të kishte në pronësi një parcelë dhe të kishte paguar taksa në plazhin e Velipojës.
Në hartë më rezultoi së prona që supozohet se ishte në emër të Bajrit ishte në në emër të një biznesmeni tjetër në fushën e ndërtimit, po nuk ka lidhje me të”,- u shpreh Artan Hoxha.