LIFESTYLE, 30 Janar 2018, 16:21

Arsyeja pse femrat e familjes mbretërore nuk e heqin pallton

Arsyeja pse femrat e familjes mbretërore nuk e heqin pallton

Nëse ka një veshje që tërheq më shumë vëmendje nga femrat e familjes mbretërore është: palltoja.

Mbretëreshës Elizabeth, Kate Middelton dhe Meghan Markle, e cila sapo iu shtua familjes mbretërore, u duhet të ndjekin disa rregulla strikte për veshjen. Të gjithë dimë për rregullin e përdorimit të manikyrit pa ngjyrë dhe rregullin e çantës së vogël, por shumë pak dinë për rregullin e xhaketës apo palltos.

Ndoshta nuk e keni vënë re, por Mbretëresha Elizabeth, Kate Middelton dhe Meghan Markle nuk i heqin asnjëherë palltot e tyre në publik.

Pse?

Sepse, të zhvishesh në publik cilësohet si një sjellje jo prej një zonjë. Edhe Meghan Markle, që është pjesëtarja më e re në familjen mbretërore, mundohet t’i përmbahet sa më shumë këtij rregulli, pavarësisht se ajo ka thyer disa rregulla të tjerë, si me flokët e kapur në mënyrë të çrregullt.

[gallery ids="62998,62999,63000"]