LIFESTYLE, 28 Janar 2018, 13:51

“Nënë mos na ndiqni, ne po ikim”, kunatat braktisin fëmijët dhe burrat dhe arratisen

“Nënë mos na ndiqni, ne po ikim”, kunatat braktisin

Ndodh edhe kështu! Një 21-vjeçare ka braktisur foshnjën e saj dhe bashkëshortin për t’u arratisur së bashku me kunatën.

Ngjan si një fragment i shkëputur nga ndonjë film, por është e vërtetë. Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, ku Buse Sule Faris dhe kunata e saj 22-vjeçare Gizem Keles janë zhdukur prej tri ditësh. Mediat vendëse shkruajnë se edhe kunata e 21-vjeçares ka braktisur vajzën e saj të vogël. Largimi i tyre u mësua, pasi vjehrra Bahriye Dalgic gjeti një mesazh në shtëpi nga nusja dhe e bija se ishin larguar.

Në mesazh shkruhej: “Nënë ne po ikim. Mos na kërkoni. Mos na ndiqni.” Me të lexuar letrën, ajo i është drejtuar menjëherë policisë dhe më pas edhe medias për ndihmë./TPZ.AL