LIFESTYLE, 28 Janar 2018, 13:02

FOTOT/12 vendet më të lira e të bukura për tu vizituar në 2018, mes tyre edhe Shqipëria

FOTOT/12 vendet më të lira e të bukura për tu vizituar

Publikohen 12 vendet më të bukura dhe më të lira që mund të vizitohen për vitin 2018. Fotot janë publikuar nga faqja e njohur e internetit, BrightSide.

Në to është përfshirë dhe Shqipëria.

Lista është hartuar duke ekuilibruar atë çfarë ofron vendi me çmimin e lirë.

“Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë.

Për më tepër, është e lehtë të gjeni dhoma në hostel për 5 euro në ditë dhe hotele për 10 euro.

Çmimet e ushqimeve dhe të pijeve janë ndër më të lirat në Europë dhe restorantet ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe mesdhetare”, thuhet në përshkrimin e bërë nga Bright Side për vendin tonë. /TPZ.AL

[gallery columns="1" ids="62333,62345,62346,62347,62348,62349,62350,62351,62352,62353,62354,62355,62356"]