LIFESTYLE, 29 Janar 2018, 13:15

Rihanna-s për pak sa nuk i bie fustani, fansat tallen me kërcimin e saj

Rihanna-s për pak sa nuk i bie fustani, fansat tallen me kërcimin e

Ishte një ndër performancat më energjike të mbrëmjes ajo e Rihanna-s, Dj Khaled dhe Bryson Tiller.

Artistët kënduan ‘live’ hitin e tyre “Wild Thought”, ndërkohë që Rihanna ka performuar një kërcim afrikan me të cilën një pjesë e mirë e fansave ka bërë shaka.

Këngëtarja nuk u komentua shumë për çmimin që rrëmbeu sa i përket bashkëpunimit me Kendrick Lamar, “Loyalty”, “Kënga më e mirë “rep”, pasi më shumë mbresa la kërcimi i saj i çuditshëm.

Shumë fansa të saj, përdorues të rrjeteve sociale, shpërthyen në krijimin e memeve qesharake për këngëtaren e famshme.

Disa u tallën mbi mënyrën sesi ajo kërcente, ndërsa disa të tjerë nuk lanë pa përmendur edhe faktin se ajo ka shtuar disa kilogramë më shumë.

[gallery ids="62700,62701,62702,62703"]