LIFESTYLE, 30 Janar 2018, 09:24

3 muaj për t’iu bërë fustani Rita Orës! Zbulon çmimin!

3 muaj për t’iu bërë fustani Rita Orës! Zbulon

Zgjedhja e Rita Orës me fustanin e zi, nga koleksioni i fundit i shtëpisë së modës “Ralph & Russo”, ishte perfekte. Këngëtarja shqiptare u vlerësua për veshjen e saj në tapetin e kuq të “Grammy Awards”, si një nga personazhet e veshur më bukur.

Pavarësisht se pati një incident të vogël, pasi këngëtares së hitit “Anywhere” iu zbuluan të brendshmet e zeza, fustani i saj i hipnotizoi të gjithë.

Fustani i zi kadife me një shpatull është epitomi e magjepsjes. Rita Ora është e parë që shfaqet me fustanin e koleksionit të fundit pranverë/verë 2018, të shtëpisë së modës “Ralph & Russo”.

Marka e njohur ka veshur së fundmi Meghan Markle, kështu që mund ta kuptoni se bën veshje vetëm për emrat e mëdhenj të botës së modës.

Fatmirësisht për Rita Orën, ajo u vlerësua si magjike ndërsa eci në tapetin e kuq të “Grammy Awards” me fustanin e markës, të zbukuruar me kristale argjendi.

Fustani luksoz nuk është i disponueshëm online, por nga një përgjigje zyrtare e marrë nga përfaqësuesja e “Ralph & Russo” thuhet se fustani ka një kosto prej 39,800 paund (përfshirë TVSH-në).

Gjithashtu një tjetër detaj që jepet nga marka e njohur është fakti, që si një fustan i linjës “haute-couture”, këngëtares shqiptare i janë dashur rreth 3 muaj ose më shumë për t’u përfunduar, pasi janë marrë përmasat trupore.

[gallery ids="62927,62928,62930,62929"]