TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Kumbulla është padyshim mbrojtësi më i kërkuar në Serie A.
Ditën e sotme e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” shkruan se Kumbulla verën e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit.
Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.
Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo.
Me këtë transferim që ende nuk është bërë zyrtar mes dy klubeve, Kumbulla hedh një hap të rëndësishëm në karrierë.