SPORT, 14 Janar 2020, 14:48

Berisha mban lart flamurin shqiptar në Itali, përzgjidhet mes më të mirëve

Berisha mban lart flamurin shqiptar në Itali, përzgjidhet mes më

Etrit Berisha është kthyer në titullar të padiskutueshëm te skuadra e SPAL duke qenë protagonist me paraqitjet që ka bërë deri më tani. Portieri i Kombëtares ishte hero edhe në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Fiorentinës.

Megjithëse skuadra e tij u mund me rezultatin 1-0, kundërshtarët kishin mundësi të shumta shënimi por gardiani kuqezi arriti të ndalte disa herë sulmet e tyre. Kjo paraqitje ka bërë që “TMW” ta përzgjedhë mes më të mirëve, duke e bërë pjesë të 20-shes më të mirë të javës së fundit në Serinë A.

Më i miri ishte Luis Alberto duke u vlerësuar me notën 6.82, ndërkohë që Berisha e sheh veten në barazim pikësh me Lautaron, Korrean e Berardin, duke u vlerësuar me 6.5. Berisha është i vetmi shqiptar në këtë klasifikim, teksa në grupin e më të dobëtëve, Sampdioria dhe Milan vazhdojnë të dominojnë.