SPORT, 15 Janar 2020, 10:53

Arrihet akordi mes palëve, Interi largon një sulmues për të marrë një mbrojtës

Arrihet akordi mes palëve, Interi largon një sulmues për të


Është arritur një akord, sa i shpejtë po aq edhe i papritur, mes Interit dhe Romës për shkëmbimin e Mateo Politanos me Leonardo Spinacolën.

Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ditën e sotme dy lojtarët pritet t’u nënshtrohen vizitave mjekësore përpara se të firmosin kontratat përkatëse.

Një tregues i qartë mbi faktin që operacioni pranë mbylljes, ishte shfaqur gjatë paradites, pasi sulmuesi i Interit nuk figuronte mes të grumbulluarve për sfidën e djeshme në Kupën e Italisë kundër Kaljarit.

Politano dhe Spinacola menaxhohen nga i njëjti përfaqësues, Davide Lipi, faktor që ka thjeshtësuar jo pak zhvillimet e negociatës: vlerësimi i secilit u afrohet 25 milionë eurove.