SPORT, 14 Janar 2020, 19:02

Trajneri i ri i Barcelonës e nis me batuta: Deri dje po shëtisja me lopë, sot ndodhem në klubin më të mirë në botë

Trajneri i ri i Barcelonës e nis me batuta: Deri dje po shëtisja me

Quique Setién është prezantuar te Barcelona me ide të qarta: Dua të fitoj duke luajtur mirë.

Tekniku në prezantimin e tij bëri e një deklaratë, gjë që ngjalli të qeshura në sallë.

“E çuditshme! Deri dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë më kalonin pranë, ndërsa sot ndodhem në sallën e prezantimit si trajner i Barcelonës dhe do të stërvis disa nga futbollistët më të mirë në botë. Luks i vërtetë, dua të falënderoj klubin që më dha këtë shans. As në ëndrrat e çmendura nuk e imagjinoja. Synoj të fitoj gjithçka”.

Tekniku nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe, trajneri ka stërvitur Lugon, Las Palmas dhe Real Betis.