TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viti 2019 do të jetë vendimtar për Greqinë, theksoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një vizite në ishullin Samothraki, ku ai mori pjesë në festimet e Ditës së Ujit të Bekuar.
Tsipras tha se 2019 do të jetë “fillimi i rimëkëmbjes së madhe” për një vend që ka pësuar pasojat e një krize të paprecedentë.
Duke iu përgjigjur në mënyrë specifike një deklarate të presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Cipras vuri në dukje fjalët e Bertolt Brecht, një poet që i këndoi virtytit të paqes, drejtësisë sociale dhe emancipimit të njeriut: “Gjeneral, njeriu është shumë i dobishëm/ Mund të fluturojë dhe mund të vrasë/ Por, ai mund edhe të mendojë/.
”Të gjithë ata që e njohin historinë e dy popujve është se historia i ka bashkuar grekët dhe turqit qoftë në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Greqia, është e vetëdijshme për këtë histori dhe me mbështetjen e forcave të saj të armatosura gjithmonë do të luftojë për të mbrojtur paqen si dhe vlerat e lirisë dhe drejtësisë universale deri në pikën e fundit të gjakut”, theksoi Tsipras.