AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 20:45

Maqedonia e Veriut regjistron shtatë viktima si pasojë e Covid-19, ja sa raste të reja pati në 24 orët e fundi

Maqedonia e Veriut regjistron shtatë viktima si pasojë e Covid-19, ja

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shtatë viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve atje, me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.455 ndërsa numri i rasteve në 155.417.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.292.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 670.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814.518 teste në vend.