AKTUALITET, 21 Mars 2019, 18:39

Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e Astirit nisen për tek Drejtoria e Policisë

Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e Astirit nisen për tek

Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke protestuar për anullimin e projektit të Unazës së Re, por ndryshe nga netët e tjera ata kanë nisur marshimin për te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Kjo vjen në një kohë, pasi për shkak se mori pjesë në protestën e opozitës, Dorian Protoduari ndodhet në ambjetntet e këtij komisariati prej disa orësh.

Arrestimi i tij u bë pak minuta pas përfundimit të protestës së opozitës dhe ende nuk dihen arsyet për të cilat policia shkoi në shtëpinë e tij duke bërë edhe shoqërimin në Komisariat.