TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër kandidat i nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhin, kandidat i PD-së në listën e Qarkut të Vlorës. Alimadhi është ndër të tjera edhe kryetar i Partisë Balli Kombëtarë, si dhe aleat i PD-së.
Alimadhi do të bëhet kështu deputeti i gjashtë i PD në parlament. Aktualisht, Partia Demokratike ka në Parlament pesë deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.