AKTUALITET, 21 Mars 2019, 17:57

FOTO/ “Specialistët e policisë sërish mbi xhami”, Ish-deputeti: Ja si "skuthët" ngritën dronin dhe e drejtuan tek protestuesit

Protesta e sotme para Parlamentit, e cila u shoqërua edhe me tensione, ka mobilizuar edhe shumë forca policie, ndërsa një pjesë tjetër ka monitoruar procesin në distancë për të zbuluar elementët e dhunshëm të turmës.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar përdorimin e xhamisë, ndërsa ka publikuar disa fotot të specialistëve të policisë të cilët kanë hipur mbi godinën e re të Xhamës së Madhe pranë para Parlamentit.

Në Facebook, ai shkruan se forcat speciale të policisë ngritën edhe një dron nga xhamia, të cilin më pas e drejtuan nga protesta për një kohë të gjatë duke e ulur sërish mbi ndërtesën e institucionit fetar.

Postimi i Tritan Shehut:

Perseri mbi ate institucion shume te nderuar kulti u pane “Hije te Erreta”, te cilat si “skutha” dhe ne shkelje te rende te pa prekshmerise te te tilla institucioneve, te fshehur mbas Minarese, operonin prej aty me instrumente speciale drejt protestuesve.

Konkretisht prej aty ata ngriten, drejtuan mbi protesten per kohe te gjate e me tej ulen mbi Xhami e afer kupoles nje dron, qe sigurisht nuk i perkiste atij institucioni te nderuar.

Fatkeqesisht ky fenomen i shemtuar po perseritet per te disaten here, duke tentuar te realizohet gjithmone dhe me ne “fshehtesi” nga autoret, por qe realisht po tregojne edhe mungese te thelle profesionalizmi, duke u bere qesharake!!!

Pavaresisht nga kjo, institucionet perkatese duhet seriozisht te shqetesohen e regojne me force e publikisht ndaj ketyre akteve, qe tregojne edhe mungese te thelle respekti ndaj objekteve te kultit, pavaresise e pa aneshmerise se tyre.

Duke qene keshtu i detyruar t’i rikthehem kesaj ceshtje, me poshte keni fotot e sotme per te gjykuar vete ju.