AKTUALITET, 21 Mars 2019, 17:07

VIDEO/ Fundoset një traget në Irak - Më shumë se 70 të vdekur në lumin Tigris

VIDEO/ Fundoset një traget në Irak - Më shumë se 70 të

Më shumë se 70 vetë raportohen të kenë vdekur pasi një traget u mbyt në lumin Tigris në qytetin e Mosulit të Irakut.

Shumica e pasagjerëve që kanë qenë në bord nuk mund të notonin, tha kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të Mosulit.

Trageti po shkonte drejt një ishulli turistik si pjesë e festimeve të Kurdëve të Vitit të Ri. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit për ngritjen e niveleve të ujit pasi u hapën portat e digës së Mosulit dhe disa po akuzojnë operatorin e anijes për injorimin e këshillave. /TPZ.AL/