AKTUALITET, 21 Mars 2019, 15:58

Aludime se është i sëmurë nga zemra, reagon Edi Rama

Pas aludimeve për situatën shëndetësore të kryeministrit Rama, për të cilin u tha nga syri.net se ndodhet i shtruar në spital në Gjermani, vjen reagimi i kryeministrit. Ai ka përgënjeshtruar një variant të tillë të të vërtetës, duke sulmuar më tej në reagimin e tij dhe opozitën të cilën e cilëson “një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve”.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”.