AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 21:50

Arrestimet e zyrtarëve të LSI, Spahiu përplaset në studio me avokat Ngjelën

Arrestimet e zyrtarëve të LSI, Spahiu përplaset në studio me

Debatet të forta u regjistruan në emisionin "Real Story" në Vizion Plus, lidhur me arrestimet e fundit të disa prej zyrtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti Përparim Spahiu, replikoi fort me avokat Spartak Ngjelën.

Spahiu: I do të gjithë në burg ti? Nuk të vjen çudi që vetëm 3 zyrtarë të LSI janë arrestuar, dhe ska asnjë të Partisë Socialiste?

Ngjela: Do të presim, sapo kanë nisur arrestimet. Kjo është reforma në drejtësi që po e bëjnë amerikanët. Unë e di që një mik i Metës ka ndërton rrugë, është nën hetim.

Spahiu: Kjo që thua ti është akuzë, i bie që të arrestohesh. Si ka mundësi që nuk u arrestua Tahiri, si shpëtoi..

Ngjela: Tahirin e bllokoi parlamenti, drejtësia e bëri punën e vet

Spahiu: Kjo drejtësi është e kapur, nuk është normale që një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme shkon në zyrën e Ministrit të Brendshëm, dhe bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin./TPZ.AL/