TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat italiane bëjnë me dije se tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bari, nën akuzat e vjedhjes më shumë se njëherë. Shqiptarët akuzohen për tentativë vrasjeje, grabitje dhe vjedhje e rëndë.
Shqiptarët e prangosur janë: Kristo Shyti 26 vjeç, Klajdi Hallulli, 28 vjeç, dhe Mariglen Myrto, 31 vjeç. Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje të vilave të shtetasve italianë. Në një rast, ata kishin përdorur armë zjarri, duke lënduar pronarin e shtëpisë, shkruan “Bari Today”.
Agjentët e policisë, gjatë operacionit për shkatërrimin e bandës, sekuestruan armë, mjete për vjedhje, por edhe drogë. Një kilogram marijuanë u gjet në banesën e Hallullit.