AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 22:23

Armand Shkullaku: Rama nuk e ka problemin me opozitën, por me shqiptarët!

Armand Shkullaku: Rama nuk e ka problemin me opozitën, por me


Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për situatën pas zgjedhore dhe mandatin e tretë të Edi Ramës.

Shkullaku tha se problemi i Ramës nuk është opozita, sepse ajo tërhiqet nga kauzat, sapo ndërhyjnë ndërkombëtarët, por shqiptarët, që kanë votuar në numra të konsiderueshëm kundër tij.

"E dimë kush ka qenë filozofia e qeverisjes së Edi Ramës në tetë vite.  Nuk mund të themi që në mandatin e tretë do të ketë liri, do të ketë garë të barabartë... Nuk mund ti presësh këto sepse do të nisësh nga tetë vjecari i Ramës. Karakterizohet nga dështim në ekonomi, dështim në investime publike. Cfarë kemi, një periudhë si asnjëherë tjetër. Ajo me të cilin Rama erdhi në pushtet, zhdukja e hendekut të pabarazisë, është thelluar më tej. I ka të gjitha premisat për të çuar drejt një konflikti social. Bomba e përplajses sociale është gjithmonë prezente.

Rama i ka numrat. Do t’i duhet të menaxhojë faktorë brenda partisë së tij. Kemi djalin e Aqif Rakipit që ka marrë vota më shumë se krytari i PS-së në Tiranë. Në një sistem demokratik, njerëzit që gëzojnë më shumë vota duhet të parfaqësohen në nivelet më të larta.

Problemi i Ramës, nuk buron nga paqetësia që mund të shkaktojë opozita. Mjafton një telefonatë e Yuri Kim, dhe kthehet opozita. Rama do ta ketë me shqiptarët, sepse është koshient që një numër aq i madh votash kundër tij, nuk ishin se gjetën frymëzim tek opozita, por ishin vota urrejtje kundër tij. Problemin do ta ketë me këta.

Është mandat i Ramës përballë shqitparëve", tha Shkullaku.

/TPZ.al/